Alketa Vejsiu drejt botës së muzikës? Ajo tregon për bashkëpunimin me Noizyn

    Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu është një ndër femrat më oratore dhe të shkathëta, por duket se kësaj herë mund të na vijë në një formë krejt tjetër nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

    Së fundmi moderatorja ka postuar në Instagram një imazh me reperin Noizy duke treguar se po mendon të sjellë një projekt me të.

    Moderatorja na lë të mendojmë nëse bëhet fjalë për një këngë apo për një projekt mode, por tregon me siguri se Noizy ka punuar me shumë dashuri dhe përkushtim për projektin.

     “Çfarë mendoni që po projektojmë me Noizy?

    #theking is ready to HIT ! Ready to sing or ready for a very fashionable project?

    Fansat e Noizy në instamessage-in tim po bëjnë namin! Noizy ishte shumë mirë! Ju do shumë! Ka ca superprojekte që do t’ju kënaqin pa masë! Dhe ka bërë me dashuri një dhuratë për ju që do ta keni gati shumë shpejt!

    Ky #bornstar ka një sekret! Nuk e duartrokasin rastësisht 100.000 njerëz në shesh në koncerte!”, shkruan moderatorja , por fansat kanë menduar se bëhet fjalë për një këngë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *