Arbana nuk duron dot me: E ç’më keni çarë kokën me Eduart Grishajn

    Arbana Osmani tashmë eshte duke jetuar e lumtur me te dashurin e saj, regjisorin Eduart Grishajn.

    Çifti i shumë përfolur i mediave rozë së fundmi ndodhen në Poloni ku kanë vizituar dhe muzen “Krakowa” duke ndare disa nga momentet me ndjekesit.

    Por moderatorja këto postime i ka shkruar të gjitha në gjuhën angleze gjë që ka rënë në sy ndjekësve të saj.

    ‘Shkruaj shqip Arbana siç shkruan Eduart Grishaj’ i ka ardhur një mesazh moderatores në inboxin e saj.

    Aq është dashur që moderatores t’i soset durimi nga këto mesazhe duke shkruar:

    “Ah ç’më keni çarë kokën me gjithë Eduart Grishajn. Aman ndiqni Eduart Grishajn për guidat turistike në gjuhën e bukur amtare”.

    Sigurisht që këto komente ishin të shoqëruara me nota humori nga ana e moderatores.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *