Cifti italian cudit te gjithe. Largohet nga Italia per te jetuar ne Shqiperi

Matt dhe Ale, janë dy nomadë digjitale, që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri. 5 muaj këtu kanë mjaftuar, që çifti i të rinjve të dashurohen me vendin tonë.

“Kemi ardhur si fillim me pushime këtu dhe sapo erdhëm e kuptuam që ishte një jetesë tjetër. Ambienti në Itali nuk na pëlqente, njerëzit këtu janë të dashur, të ndihmojmë, nuk ndihet energjia negative, siç është në Itali”-tha Alessia Rizzeli, shtetas italian.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022, për të huajt u aprovuan gjithsej 18,151 leje qëndrimi, duke konstatuar kështu një rritje me 21.6% krahasuar me vitin 2021. Arsyeja kryesore është punësimi, pra rreth 43.7% shtetas të huaj janë të interesuar të integrohen në tregun e punës,

Matt dhe Ale, janë disa nga shumë të rinj që po investojnë në Shqipëri. Teknolgjia dhe punët online janë shtuar në vendin tonë. Për të rinjtë italianë, vendi ynë ka ende shumë punë përpara. Eksperiencën e fituar në Itali, duan ta sjellin në Shqipëri.

“Ne punojnë në online marketing dhe këtu kemi kuptuar që puna jonë është shumë herë më e lehtë për tu kryer, pasi është ende në zhvillim, bizneset ende nuk janë mësuar më pjesën e marketingut dhe kemi shumë kërkesa. Edhe taksat janë shumë herë më të lira sesa në Itali”-theksoi Matteo Pietricola, shtetas italian.

Shqipëria për ta është toka e artë, ku mund të punojnë, jetojnë dhe shijojnë ♪o gjë shumë herë më lirë sesa në vendin e tyre.

“Kostot e jetesës janë shumë herë më të lira këtu sesa në Itali, si të mirat materiale. Nëse në romë, mund të dalësh në qytet njëherë në muaj, këtu nuk kushton asgjë dhe e viziton vendin çdo javë”- shtoi Rizzelli.

Rikthimi në Itali, për ta nuk është tashmë një opsion. Madje dhe familjarët e tyre vendosën që festat e fundivtit ti kalonin në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *