‘Dukesh si katunaret kur vijnë në Tiranë’, ja si i kthehet Alketa ndjekëses

    Prej pak kohësh moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është në qendër të mediave online.

    Pasi përfundoi drejtimin e Festivalit të RTSH, ajo ka zgjedhur të shkojë disa ditë me pushime në Miami, Florida, ku edhe aty nuk i ka munguar vëmendja.

    Alketa ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet duke kërcyer këngën ‘Despacito’ në një jaht dhe shkruan se kjo është kënga e saj e preferuar.

    Mes shumë komenteve, Alketa ka dalluar komentin e një ndjekëse e cila bën një krahasim. ‘Tamam si katunaret kur vinin në Tiranë në fillim një foto te 15 katshi dhe në motorr në qender kshtu po më dukesh e lumtur hahahah’, shkruan ndjekësja.

    Ndërsa Alketa i është kthyer me shumë sportivitet, duke iu përgjigjur: ‘Hahaha fiksss’.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *