Gjest i pështirë, i prekuri me koronavirus pështyn mjekun dhe infermieren, detyrohen të izolohen

    Një burrë i cili kishte simptomat e etheve në spital po priste për të bërë tamponin. Nga mbingarkesa e punës së mjekëve, ai humbi durimin dhe pështyu mbi një mjek dhe infermiere që po përpiqeshin ta qetsonin.

    Ngjarja ka ndodhur në spitalin Cotugno në Napoli, ku ka reaguar edhe menaxheri i përgjithshëm Maurizio Di Mauro:

    “Një gjest i tillë është si të të gjuash!

    Burri ka hequr maskën e tij dhe është kthyer kundër infermieres me atë gjest të neveritshëm. “Unë kam humbur një mjek dhe infermiere shumë të mirë, të cilët tani duhet të qëndrojnë në izolim dhe nuk mund të japin, siç kanë bërë deri më tani, kontributin e tyre të çmuar.

    Jam zemëruar, ka djem dhe vajza që po japin shpirtin e tyre. Unë i kam parë vetë vajzat e reja të punësuara, 23-24 vjeç, të cilat mbase nuk e dinë se kë do takojnë dhe përsëri janë të gatshme të japin kontributin e tyre në këtë betejë kundër koronavirusit ”, shprehet Maurizio Di Mauro.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *