Grabit bankën dhe ua shpërndan paratë kalimtarëve duke thirur ‘Gëzuar Krishtlindjet’!

    Një burrë rreth të 60-ve me mjekër të bardhë ka grabitur një bankë dhe më pas hodhi dollarët në ajër, duke uruar kalimtarët “Gëzuar Krishtlindjet”.

    Historia e pabesueshme ndodhi në Amerikë, ku policia e Kolorados konfirmoi se një “burrë i moshuar i bardhë” vodhi të hënën ‘Academy Bank’ në Colorado Springs pasi kërcënoi punonjësit e bankës me një armë të paidentifikuar, ndoshta edhe lodër.

    ‘Robin Hoodi’ filloi të nxirrte para nga çanta dhe të thoshte ‘Gëzuar Krishtlindjet”,- tha një dëshmitar për KKTV 11 News.

    Grabitësi, i identifikuar nga policia si David Wayne Oliver, u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Megjithatë, ai nuk ishte i armatosur.

    Disa kalimtarë i kthyen paratë në bankën e vjedhur por policia thotë se ende mungojnë mijëra dollarë. 

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *