C’i beri vetes. Ja cfare i ka ndodhur DeaMishelit pas largimit te Efit

Largimi i papritur i ish-konkurrentes së “Përputhen”, Efit, nga Big Brother Vip përveç Luizit dhe Kiarës brenda në shtëpi trishtoi mijëra fansa jashtë saj.

Mënyra si ajo u largua pas një nominimi nga banorja tjetër e shtëpisë Dea Mishel, revolta në publik ka qenë e madhe.

Ndjekësit menjëherë filluan të “hakmerren” ndaj Deas për nominimin që i bëri tre banorëve, Efit, Luizit dhe Kiarës.

Ata filluan ti hiqnin “follown” , mirëpo personi që i menaxhon “Instagramin” Deas është kujdesur që ta mbajë të pandryshuar numrin e ndjekësve, madje ka blerë ndjekës të huaj nga Kina dhe India.

Në bazë të algoritmit, rezulton se personat e fundit që kanë ndjekur Dean janë profile të huaja të cilët blihen me programe të posaçme.

Ndërkohë, personi që u prek më shumë nga ikja e Efit ishte pikërisht Luizi. Krahu i tij i djathtë u largua dhe kjo ka sjellë një trishtim të madh te banori.

Ditën e sotme teksa ishte duke biseduar me këngëtaren Valbona Mema, ai shpërtheu në lot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *