Ishte ne gjume dhe u tremb nga termeti i forte ne Lushnje humb jeten 20- vjecari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur si pasojë e tërmetit që ra pak pas mesnatës në vendin tonë.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën gjatë lëkundjeve të tokës.

I riu i identifikuar si Daniel Rika është trembur në gjumë dhe kur është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.

Por për fat të keq, 20-vjeçari është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës dhe ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore. joq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *