Ja cfare video gjeti policia ne telefonin e burrit te 41 vjecares para se ajo te vetvritej

Bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Lokës, që u vetëvra mëngjesin e 2 janarit, para oficerëve të policisë gjyqësore, i ka qëndruar variantit të vetëvrasjes për shkak të bullizimit të saj në rrjetet sociale, por pa pranuar në asnjë moment se e ka dhunuar.

Por policia ka tashmë në dorë aparatin celular të Xhemal Lokës, të cilin pas varrimit tentoi ta fsheh përmes vajzës së tij që të mos binte në duart e policisë. Në brendësi të tij hetuesit kanë gjetur materiale me rëndësi për hetimin, video në të cilat i drejtohet me fjalë fyese dhe kërcënuese 41-vjeçares.

Video është regjistruar në ditën e fundit të Vitit të Ri, pasi ishte kthyer nga Greqia dhe pak para vetëvrasje. Kjo video dyshohet se mund te jetë filmuar nga njeri prej fëmijëve dhe Xhemali të mos ketë pasur dijeni. Marrë shkas nga kjo video, ekspertët e krimeve kibernetike po punojnë për të rikthyer materiale të tjera të fshira që mund të shërbejnë si prova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *