“Kthehuni nëpër shtëpi nëse keni vetëm plasaritje muresh, rreziku ka kaluar”, inxhinieri thirrje qytetarëve: Veçanërisht në Tiranë…

    “Nëse pallatet e larta nuk kanë çarje të mëdha, dëmtime serioze, por plasaritje suvaje dhe i kanë rezistuar më së miri tërmeteve, nuk ka asnjë rrezik të kthehesh në to. Lëkundjet mund të ndjehen, por rrezik nuk ka, veçanërisht në Tiranë”

    Me thirrjen që banorët të kthehen në shtëpitë e tyre nëse nuk kanë pasur dëmtime, inxhinieri Agim Seranaj duke folur në emisionin e mëngjesit në ABC, sa i përket panikut tek qytetarët, për shkak të të cilit një pjesë zgjedhin të flenë në makina ai shprehet se tashmë rreziku më i madh ka kaluar.

    Ndërkohë, Seranaj shprehet se në Durrës në Lagjen 4, zona e Stadiumit dhe Spitallës ka patur shumë dëmtime dhe në pallate me shumë kate, ku disa prej tyre nuk mund të kthehen në gjendje funksionale.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *