Kthesa e papritur e motit/Paralajmërohen ciklone të fuqishme, ja çfarë na sjell fillimi i prillit

Ditet e fudnit te muajit mars do te jene me mot te pa qendrueshem.

Pritet masa të fuqishme ajrore ciklonike të cilat pritet të nisen në drejtim të rajonit tonë duke u fuqizuar edhe më shumë në territorin e Italisë, Detit Adriatik dhe Gadishullit Ballkanik. Si pasojë pritet të kemi destabilizim të fuqishëm të motit gjate fundit te muajit dhe fillimit te muajit prill.

Priten reshje pak më intensive në ditën e fundit të këtij muaji dhe gjatë ditëve në vijim në fillim të muajit Prill. Këto reshje do të jenë jashtëzakonisht të mirëseardhura për shkak të thatësisë ekstreme që ka përfshirë shumë vende në rajonin tonë. Reshjet e shiut pritet të përfshijnë pothuajse tërë Ballkanin duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Mali të Zi dhe Shqipëria.

Gjendja sinoptike pritet të jetë jashtëzakonisht dinamike gjatë dekadës së parë të Prillit dhe nga sot është jashtëzakonisht e vështirë për ta përcaktuar saktë sasinë dhe llojin e reshjeve si dhe sasinë e ajrit të ftohtë polar që eventualisht mund të arrijë deri te ne. Ne do të jemi duke e përcjellur ecurinë e situatës sinoptike dhe për çdo eventualitet do tju lajmërojmë me kohë në postimet tona gjatë ditëve të ardshme./MeteoBallkan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *