Kur hapen udhëtimet brenda Europës? Merkel jep përgjigjen që nuk pritej

    0
    119

    Çështja e rihapjes së udhëtimeve brenda Europës, ndërkohë që kriza e shkaktuar nga koronavirusi po lehtësohet, nuk është akoma në rendin e ditës, ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel.

    Kancelarja e bëri deklaratën pas një konference video me kryeministrat e landeve gjermane.

    Video konferenca ishte përqëndruar në lehtësimin e disa prej kufizimeve të vendosura në mes të marsit për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

    ”Muzetë, kopshtet zoologjike dhe ekspozitat në të gjithë Gjermaninë do të rihapen, së bashku me shkollat fillore në shtetin më të populluar të West Rhine Westphalisë”, shtoi Merkel.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here