“Hajde se ka ardhur një burrë”, i shoqi u largua prej 23 vitesh, kur kthehet, djali nuk e njeh: Iku me tjetrën, e ndau edhe atë nga burri..

    Emisioni “Historia ime” solli historinë e një nëne që prej 23 vitesh është ka rritur e vetme 3 fëmijët e saj, për shkak se bashkëshorti i ka lene vetem.

    Hanme Suli 57 vjeçe tregoi se pas ardhjes në jetë të djalit të tretë, bashkëshorti shkoi në emigracion, por që atëherë nuk u kthye më. Pak kohë më vonë ajo mësoi se ai kishte ikur me një tjetër femër, me të cilën bashkëjeton sot dhe ka një fëmijë.

    Në vitin 2004, bashkëshorti u kthye në shtëpi, por djali i vogël nuk e njohi. Ai qëndroi vetëm dy javë dhe u largua sërish. Hanme nuk arrin të kuptojë sesi një baba i dashur si ai brak tisi fëmijët, u ktheu kurrizin dhe nuk u interesua më për ta.

    Ju keni 3 fëmijë?

    Hanme Suli: Po!

    Mbas djalit të tretë, ai u largua përfundimisht nga shtëpia?

    Hanme Suli: Kur isha shtatzënë me djalin e dytë më ndodhën disa gjëra familjare, ekonomia. Borxhet që kishte marrë vetë burri, u detyrova të shisja shtëpinë dhe kam ikur në një kasolle. Dhe fisi dhe sot e kësaj dite më thotë pse e shite shtëpinë? Unë e shita si e si, që ai të ishte me familjen.

    Shleve borxhet e atij?

    Hanme Suli: Po!

    Po pse merrte borxh?

    Hanme Suli: Nuk e di. As sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar.

    Djali i dytë lindi në kasolle?

    Hanme Suli: Po! Ngela shtatzënë dhe me të tretin. I thashë mos shko në Greqi, se ikte dhe nuk e marr vesh pse ikte se nuk sillte gjëra financiare. U detyrova i thashë rri ti, mbaj fëmijët se po shkoj unë në punë. U detyrova ika unë në punë, kur djali i vogël ishte 2 vjeç.

    Sa zgjati kjo situatë?

    Hanme Suli: Zgjati deri në ’98.

    Pastaj ç’ndodhi më pas?

    Hanme Suli: ’98-’99 kemi pasur debate gjithë kohës, se i thosha o mos ik, ose të ikim të gjithë. Ai iku dhe nuk u kthye më. Tha do t’ju marr dhe ju atje me gjithë fëmijët, mirë i thashë unë, por kishte ikur me personin që është dhe sot. Pavarësisht se prishi dhe familjen tjetër, me familjen tjetër i kishte keq punet.

    Ti ke shkuar atje ku ishte ai në Greqi?

    Hanme Suli: Po isha vjet.

    Si shkove në shtëpinë që ai kishte krijuar me një grua dhe fëmijë tjetër?

    Hanme Suli: Vajta se më dolën problem tokash, shtëpia. Se atë kasollen e shita pastaj, shita dhe tokë dhe bleva një ndërtesë ku jam sot.

    Sa vjet kishe pa e takuar?

    Hanme Suli: Ai erdhi në 2004-n, se isha e sëmurë, isha gati një vit e sëmurë nga nervi isha rëndë.

    Vjen bashkëshorti që kishte ikur që në ’98?

    Hanme Suli: E keqja ishte se djali i vogël nuk e njihte, se e la të vogël. Vjen dhe ju thotë vëllezërve, hajde se ka ardhur një burrë në shtëpi. Unë isha tek shtëpia e vëllait dhe ai vjen. Ndenji 2 javë sa bëri pasaportën. Kjo më bën çudi si mund të ndahet një njeri nga familja, 3 fëmijët i mbante. Njeriu ka 2 krahë, ai i mbante 2 në dy krahët dhe tjetrin në qafë. Edhe më bëri përshtypje, si mund të lërë ai fëmijët dhe të iki t’ju kthejë kurrizin, më ka shqetesuar gjithë jetën kjo. Nuk e kuptoj.klan

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *