Lajm i keq per vendin tone. Jepet alarmi, ja cfare mesohet se fundmi ne vendin tone

0
965

Plakja e popullsisë dhe emigrimi i të rinjve drejt vendeve të BE-së ka gjeneruar boshllëk në tregun e punës.Sipas të dhënave nga Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, në vitin 2020 u shpallën 25.141 vende të lira punë. Enea Stravre prej 10 vitesh punon si arkitekt, ai thotë që të gjesh një elektriçist, hidraulik dhe mobilier të mirë bëhet gjithnjë e më e vështirë. Profesionistë e vjetër kanë emigruar, ndërsa të rinjtë i qendrojnë larg punës.

“Nga eksperienca ime si arkitekt një apartament me sipërfaqe katrore 100 metra katror mbyllej për dy muaj këtu i referohem viteve 2016-2019, ndërsa sot këtë apartament e dorëzoj për 4-6 muaj. Shtëpinë nuk arrij ta dorëzoj kurrë në kohë pasi gjithnjë ka një specialit që ikën. pra nuk kemi pllakaxhi, elektricist, hidraulik, apo mobilier. Këta profesionist preferojnë të ikin jashtë shtetit edhe pse paga ka ndryshuar. Në vitin 2016 pagesa për profesionet e lira ishte 35 mijë Lekë të reja, ndërsa sot shkon 60-70 mijë lekë të reja. Të rinjtë nuk i duan këto profesione”, thotë arkitekti.

Ndërsa ekspertja e punësimit, Eranda Ymerali thotë se të rinjtë duhet të orientohet drejt atij profesioni që kërkon tregu. Të kesh një diplomë juridiku sot është shumë e vështirë të gjesh një vend të lirë pune, por e kundërta ndodh nëse je specialit IT.

“Në Shqipëri ka pozicione pune të reja, por që nuk kemi punonjës të kualifikuar për të plotësuar këto kërkesa. Duhet të ngrihet alarmi që në një institucionet arsimore të fokusohen më shumë në kërkesat që kërkon tregu. Nga ana tjetër është dhe kërkesa e lartë që kërkojnë vendet e BE dhe të rinjtë tanë joshen nga paga e e mirë dhe ikin prej vendit”, shprehet ekspertja e punësimit.

Mosrespektimi i Kodit të Punës nga ana e punëdhënësit ka bërë që të rinjtë të kërkojnë të punësohen në një kompani të huaj ose të largohen nga Shqipëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here