Mbërrin në Shqipëri varianti i ri BA.2 i kovidit që prek stomakun dhe te jep keto probleme

serishte problem me kovidin mberrin varianti BA.2 që prek stomakun dhe ke probleme me te.

Epidemiologu Artan Simaku ka thene se: “Varianti BA2 është një nënvariant i Omicronit, që po qarkullon pothuajse në të gjitha vendet e Evropës. Është i ngjashëm me Omicronin, por ka një transmetueshmëri më të lartë”.

Përveç transmetueshmërisë më të lartë, nënvarianti BA2, në dallim me mutacionin Omicron të koronavirusit, shfaq disa simptoma të tjera: “Përveç kollës apo temperaturës, ka edhe prekje të stomakut”.

Instituti i Shëndetit Publik dërgoi pak ditë më parë në laboratorin e referencës në Gjermani disa mostra të dyshuara si të infektuara nga varianti BA2. Brenda kësaj jave pritet edhe përgjigjja për të konfirmuar nëse në territorin e vendit po qarkullon ky mutacion i ri.

Megjithate ky variant eshte me i lehte nga te meparshmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *