Metereologja jep lajmin e mire ja ditet kur permiresohet moti dhe largohen shirat

0
184

Ne fillim te muajit prill jane rikthyer reshjet e shiut në vend, ndërsa parashikohet që pjesa e parë e muajit të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Meteorologia Lajda Porja në një intervistë për Report Tv, tha se pritet që të ketë reshje shiu deri të dielën, ndërsa do të ketë një përmirësim të motit gjatë ditës së hënë dhe të martë, ndërsa të mërkurën pritet të rikthehen sërish reshjet e shiut.

Sakaq gjatë ditës së nesërme, kryeqyteti do jetë nën ndikimin e rrebesheve. Sa i përket erës, meteorologia tha se sot do të ketë një rënie të intensitetit të erës.

‘Ishin të pritshme reshjet e shiut, sistemi i vranësirave ishte vendosur në pjesën veriore, të shoqëruar me një erë të fortë që ishte parashikuar edhe më erë.

Fatmirësisht ka një rënie të intensitet të erës, por edhe sot do të ketë momente të veçanta, ku do të kemi ndonjë vrull kur intensiteti i erës do të jetë i lartë.

Duke filluar nga nesër do të ketë rënie graduale të erës. Sot pasdite pritet të kemi një tjetër shtim vranësirash dhe reshjeve.Tirana nesër në mëngjes do të jetë e shoqëruar me rrebeshe.

Do të kemi përmirësim të dukshëm të motit ditën e dielë. E hëna dhe e marta do të sjellë një ndërprerje të reshjeve, për tu rikthyer sërish një mërkurën.

Pjesa e parë e muajit prill është parashikuar se do të ketë reshje. Java tjetër do të risjellë rritje të temperaturave dhe reshje.’- tha Porja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here