Miku i tij nga Amerika publikon videon e rrallë të Sokol Olldashit.

    Sot mbushen plot 6 vite nga dita ku një prej figurave kryesore në Partinë Demokratike, Sokol Olldashi u nda nga kjo botë.

    Ish-deputeti Olldashi humbi jetën më 20 nëntor të vitit 2013, teksa kthehej me makinën e tij nga Elbasani për në Tiranë.

    Ditën e sotme, miku i tij, Çim Rexha, ka ndarë një video të rrallë në rrjetet sociale, ku Sokol Olldashi duket duke i rënë kitares.

    Në videon e regjistruar disa vite më parë, duket në 30 sekonda ish-deputeti demokrat, teksa shfaq talentin e tij në muzikë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *