Ministrja del në konferencë dhe jep lajmin e keq, ja çfarë do të ndodhë muajt e ardhshëm

0
294

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar në një konferencë për shtyp ditën e sotme se parashikohet një rritje e inflacionit në muajt e ardhshëm.

Teksa bëri bilancin krahasuar me vitin 2021, Ibrahimaj tha se janë 18.9 miliardë shtesë në të ardhurat e përgjithshme ku 1.9 miliardë i takojnë rritjes së çmimeve në vend.

Delina Ibrahimaj: Konsumi ka pasur rritje gjatë vitit 2021. Për 2021 73.2% të GDP ishte treguesi i borxhit dhe 4.5% treguesi i deficitit.

Rritja ekonomike në 2021 rezulton me 8.54% ku ndikimin kryesor e ka pasur ndërtimi. Shifrat e punësimit, në 3 mujorin e katërt të 2021 ka shënuar rënie.

Treguesit për 2 muaj e parë të vitit kemi rritje të treguesve ekonomikë. 1.9 miliardë lekë rritje si pasojë e rritjes së çmimeve.

Në fund të 6 mujorit të parë të këtij viti do përfundojnë procesi i fiskalizimit për të gjitha bizneset. Shifrat e punësimit mendojmë se do vijojnë me të njëjtat ritme si në dy vitet e fundit. Të dhënat e tregtisë së jashtme kanë rezultuar pozitive, 4.57% rritje krahasuar me vitin e kaluar.

18.9 miliardë shtesë në të ardhurat e përgjithshme. Në janar-shkurt 26% rritje e të ardhurave

Importet 4.57% rritje në janar-shkurt 2022. Inflacioni më i ulëti nga të gjitha vendet e rajonit.

Rritja e inflacionit, 6.9 më i lartë se viti i shkuar, është më u ulti në rajon. Presim që inflacioni të pësojë rritje në muajt e ardhshme dhe kemi rishikuar buxhetin na është dashur të shkurtojmë shpenzimet publike në 9.8 miliard lekë. Presim që rritja ekonomike të mos jetë aq sa është parashikuar në fillim 3.2% deri në 3.5% rritja ekonomike për 2022, ndryshe nga 4.2% që ishte vlera e parashikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here