Mjeku pediatër shpjegon simptomat e renda te virozave

Mjek pediatër, Bektash Mandri foli në lidhje me virozat e stinës. I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se disa prindër kanë tendencën që t’i shërojnë vetë fëmijët pa nevojën e mjekëve, gjë që sipas tij është e gabuar.

Ai theksoi se kur temperature e fëmijës shkon mbi 39, fëmija nuk duhet të mbahet në shtëpi, por të dërgohet menjëherë në spital.

“Shqiptarët janë prindër që kanë një kujdes jashtëzakonisht të madh për fëmijët. E keqja e prindërve shqiptarë është vetëm një kategori e caktuar që mundohen t’i mjekojnë vetë. Shpeshëherë shikoj se janë më të sëmurë se vetë fëmijët.

Jemi mësuar me numër të lartë vizitash. Na shqetëson momentet kur kemi rastet kur pacientët që vijnë janë në gjendje të agravuar. Kur temperature shkon 39 e lart ai nuk duhet mbajtur më në banesë por duhet çuar menjëherë në qendrën shëndetësore. Infeksionet virale ne i kemi shumë të vështira t’i trajtojmë sepse nuk kemi produkte të mjaftueshme, për këto infeksione.

Kemi dhe pneunomitë virale, ku hapësira për të kuruar këto është e kufizuar. Kjo është arsyeja që ne kujdesemi që pacientët mos të kalojnë në këto standarde. Prindërit duhet të shqetësohen kur fëmijët fillojnë të kolliten. Duhet të bëhen ekzaminimet. Shpeshherë kemi infeksione virale të kombinuara me infeksion bakterial”-tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *