Ndahet nga jeta legjenda e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Nje lajm i hidhur vjen nga bota e artit shqiptar ku mesohet se ka humbur jeten Sekine Sharofi, primabalerina legjendare e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit si dhe bashkëshortja e tenorit dramatik Xhoni Athanas.

Sekine Sharofi humbi jeten ne moshën 85-vjeçare.

Emri i saj identifikohet me skenën e Baleti Shqiptar. Sekine Sharofi ka hyrë në historinë e kërcimit klasik si soliste, si prima dona me një shkëlqim marramendës që nuk harrohet kurrë.

E shkëlqyer dhe brilante në mënyrën se si interpretoi veprat më të rëndësishme të repertorit si: “Laurencia” nga Alexandër Krein, “Zhurale” nga Farid Jaruli, “Para stuhisë” nga Çesk Zadeja, “ Halili dhe Hajria” nga Tish Daija, “Lola” nga Marat Gaziev, “Delina” nga Çesk Zadeja, “Fadeta” nga Leo Delibes, “Cuca e maleve” nga Nikolla Zoraqi, “Shota dhe Azem Galica” nga Nikolla Zoraqi, “Petja dhe ujku” nga Sergei Prokofiev, “Kujdesi i kotë” nga Hertel, Rapsodia koreografike “Historia e një këngë” nga Nikolla Zoraqi, “Sheherezada” nga N. Rimskij Korsakov etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *