Nuk pritej, Moti ndryshon sërish, ja cfare pritet ne ditët që vijnë

    0
    115

    Dita e diel ishte një ditë me reshje lokale shiu dhe dëbore në disa malore.

    Por mesa duket e gjitha kjo, ishte një ndërprerje e shkurtër e ditëve me diell pasi java që vjen, pritet të jetë sërish me ditë me diell e vranësira kalimtare.

    Vranësirat pritet të jenë më të përqendruara përgjatë maleve e në jug të vendit, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

    Mjegulla e mjegullina, përgjatë luginave e pranë sipërfaqeve ujore, përsëri do të gjejë kushtet e favorshme për tu formuar.

    Aty ku temperaturat do të jenë nën zero, mjegulla do të jetë e ngrirë. Përsëri, si shkak i vlerave negative si në tabelë, ngricat do të jenë të pranishme.

    Era, pritet të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut e lehtë.

    Gjatë së hënës e të enjtes mesatare në brigjet detare.

    Deti pak i valëzuar e ditën e enjte i trazuar.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here