Pas 20 vitesh bashke, Vera Grabocka ka nje mesazh per Alketa Vejsiun

    Vera Grabocka nuk flet dhe ne të gjithë e dimë. Ose, më mirë, flet pak, flet rrallë. Por në ato pak raste, në ato të rrallat fjalë që thotë, vështirë të kalojë pa lajm.

    Plot 20 vjet që bashkëpunon me Alketa Vejsiun, plot 20 vite histori e spektakle të panumërt. Sot, në fillim të sezonint të ri televiziv, Vera ka vendosur të flasë publikisht dhe t’i dedikojë një mesazh bashkëpunëtores dhe koleges së saj për dy dekada.

    Duke e uruar për suksesin jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar, Grabocka shkruan ndër të tjera se ylli që ajo spikati qysh në moshën 16-vjeçare, vazhdon edhe sot të shkëlqejë në të tjerë qiej të rinj.

    “20 vjet bashkë @alketavejsiu. Jam e lumtur se ylli që pashë te ty ditën e parë, kur ishe vetëm 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti yt unik që ke arritur në këtë majë. Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive… dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund.” shkruan Vera Grabocka ne Instagram

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *