News

PLAS SHERRI/ Alketa sulmon Xhemi Shehun, Marinën e Vjollcën: Xhemiles tonë do i shkonte roli i gagaçes! Motrat Vjollca dhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës

PLAS SHERRI/ Alketa sulmon Xhemi Shehun, Marinën e Vjollcën:  Xhemiles tonë do i shkonte roli i gagaçes! Motrat Vjollca dhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka vendosur t’i japë fund modelit të moderatores e cila vazhdimisht përsërit “faleminderit” në ekrane dhe rrjete sociale.

Moderatorja po ia kthen me të njëjtën monedhë të gjithë atyre që e sulmojne ose tentojnë të bëjnë humor me të. Kështu, Vejsiu ka sulmuar Xhemi Shehun dhe Marina Vjollcën. Të dyja si moderatore të spektakleve të humorit, kanë bërë humor me Alketën që netët e Festivaleve i ndërroi fustanet shumë shpesh.

“Jasha Festival” tha Marina duke ironizuar Alketën e cila edhe këndoi për publikun.

Por ky humor i ka kushtuar jo pak. Alketa, përmes revistës Class që e drejton vetë, ka marrë foton e motrave Vjollca nga Dubai dhe ka shkruar plot ironi për “sheikeshat e Dubait”. Në postim, Alketa flet për buzë të fryra, vithe të rrumbullakosura e “ballkone zemërgjerë” duke shtuar edhe se “sheikët të mbajnë në pëllëmbë të dorës”.

Moderatorja nuk ia ka lënë pa kthyer edhe Xhemi Shehut e cila në Portokalli bëri gjithashtu humor me fustanet e Alketës duke thënë “Ika se kam 5 minuta me të njëjtin fustan”. Përmes një postimi sërish në revistën Class, Alketa ka publikuar një foto të hershme të Xhemit duke kujtuar që emrin e ka Xhemile dhe se “roli i Gagaçes do i shkonte shumë”.

Postimin për Xhemin, Alketa vazhdon ta mbajë në faqen e revistës së saj, ndërsa atë për motrat Vjollca, e ka zhdukur nga publikimi. Mesa duket Vjollcat nuk kanë ndenjur duarkryq kur kanë parë këtë postim të Vejsiut e cila duhet thënë se i organizoi gjithë dasmën Marinës e Getoarit. /newsbomb.al