Qytetarin e gjen belaja ne Rinas pasi punonjesit i kane vjedhur shumen e madhe te eurove

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi një qytetari i janë vjedhur 9500 euro, të cilat dyshohet se janë marë nga punonjësit që kontrollojnë valixhet.

Rasti është një fenomen i përsëritur dhe tepër shqetësues ku qytetarëve u vidhen herë pas herë sende personale dhe shuma të konsiderueshme në lekë dhe euro.

Në këtë rast i dëmtuar është qytetari me inicialet A.K, i cili ka depozituar kallëzim penal në komisariatin e Rinasit.Kallëzimi rezulton të jetë bërë në datën 11 janar 2024, dhe tashmë rasti po ndiqet nga policia dhe prokuroria e Tiranës me qëllim identifikimin e personave të dyshuar që kanë vjedhur shumën monetare në euro.”…kam ardhur në komisariatin e policisë Rinas pasi më datën 7 janar 2024 jam telefonuar nga miku im A.K, i cili me ka komunikuar që ka udhëtuar me linjën “Wizzer Rinas-Vicne”.

Pasi ka arritur në Vjenë pa dalë nga aeroporti ka konstatuar se valixhja e tij ishte hapur dhe vjedhur një shumë prej 9500 eurosh.

Duke qënë që kam rënë në dijeni të vepres penale të vjedhjes kërkoj që të regjistrohet procedimi penal dhe të hetohet kjo çështje e rëndë…”-thuhet në dosjen hetimore.

Dyshohet se këto euro janë vjedhur gjatë transportimit të valixheve nga transportieri deri në avion.

Ngjarje të tilla janë të përsëritura në ambjentet e aeroportit të Rinasit, pasi shumë qytetarë denoncojnë herë pas here vjedhjen e sendeve personale e deri tek shumat financiare.

Rasti përbën një skandal mbi masat e sigurisë së udhëtarëve në aeroport, duke vënë në alarm shërbimin e sigurisë dhe kontrollit të këtij aeroporti ndërkombëtar që ka Shqipëria./OraNews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *