Vellai i 41 vjecares kerkon te zhvarrimin e se motres pasi burri e ka dhunuar

Familjarët e Bedrie Lokës kërkojnë zhvarrimin e trupit të të ndjerës, nën dyshimet se i shoqi i saj Xhemal Loka, e ka dhunuar para se ajo të kryente aktin fatal të vetëvrasjes me fotoksinë (bar miu).

Djali i vëllait të Bedries, në një intervistë me mediat sot, tha se ajo ka patur shenja dhune në trup, ndaj thotë se do të kërkojë zhvarrosjen e trupit.

“Ka shenja dhune në krahë dhe në shpinë, ne do të kërkojmë ta zhvarrosim”, deklaroi ai para mediave

Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve i dha fund jetës tre ditë më parë në banesën e saj, duke u vetëhelmuar.

Shkak paraprakisht u dyshua të ketë qenë rëndesa psikologjike nga bullizmi që i bëhej prej një adrese false në TikTok, e cila përdorte foton e saj, por hetimet po nxjerrin në dritë edhe të tjera detaje.

Policia vuri në pranga sot (6 janar) bashkëshortin e saj, pasi hetimet treguan se ai e dhunonte vazhdimisht dhe e kishte kërcënuar me thikë në sy të fëmijëve se do ta vriste.

Ajo që ndodhi në Sukth të Durrësit ku 41 vjeçarja Bedrie Loka vrau veten pasi i dolën në TikTok imazhe me qëllim diskretitues, ka shqetësuar shumë njerëz në vend.

Mes tyre dhe vëllai i të ndjerës. Por ai shkon më larg duke thënë se motrën ia ka vrarë burri i saj.

Vëllai i Bedrie Lokës, ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe fajësoi sot bashkëshortin e saj si personin që e çoi drejt këtij akti ekstrem.

Vëllai tha se Xhemali e keqtrajtonte dhe e dhunonte motrën e tij të ndjerë.

Ndërsa kërkoi nga autoritetet zbardhjen e ngjarjes, duke paralajmëruar për vetëgjyqësi.

“Motrën ma vrau burri, i lutem shtetit shqiptar të zbardhë çështjen.

23 vite martesë, 23 ditë të lumtura nuk i ka parë. Ai ka qenë vetëm burgjeve.

Më 1 shtator [motra] më tha, nuk i kam mirë punët me burrin. Nuk ka parë ditë të bardha ajo me atë.

Djali i madh më ka thënë që ai e ka kapur motrën time si leckë dhe e ka futur në makinë. Unë i kërkoj shtetit të zbardhet”, tha vëllai Bedrie Lokës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *