Zaho feston 6 vjetorin, Linda publikon foton festive me Ramën dhe vogëlushin

    Diten e sotme djali i Kryeministrit Rama dhe Linda Ramës, mbush 6 vjeç.

    I vogli i familjes, Zaho, po rritet dhe prindërit i kanë organizuar një festë në këtë ditë të shënuar.

    Ka qenë mami Linda ajo që ka ndarë një fotografi festive familjare ku shihet me Ramën dhe vogëlushin me tullumbacet e ditëlindjes.

    “Lumturia e gjashtës, Zaho”, shkruan Linda.

    Më herët ishte vajza e Lindës, Rea Xhillari ajo që uroi vëllanë e vogël me fjalët, “Ti je shpirti i shpirtit të universit dhe emri yt është Dashuri. Zaho 6”.

    Ndërkohë deri më tani Kryeministri nuk ka bërë një urim për vogëlushin, teksa më herët nuk e kurseu një të tillë për ish-futbollistin e kombëtares Igli Tare.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *