Mbrëmjen e djeshme moderatorja Bora Zemani u shfaq në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ajo tha se kishte dashur të bëhej pjesë e reality show-t për të qenë pranë Semit.
Megjithatë, nuk ishte vetëm surpriza për Semin, pasi Bora takoi gjithashtu edhe Donaldin.
Të dy dhuruan emocione para audiencës, teksa i dhanë edhe një puthje njëri – tjetrit.
Por, prania e Borës në Big Brother, ç`mendi rrjetet sociale.
Në vetëm një orë, Bora Zemanit iu rrit Instagrami me +15 mijë ndjekës.
Padyshim që emocionet që dhuruan sot Bora dhe Donaldi dhe sinqeriteti i moderatores para publikut, bëri që ajo të kishte një audiencë mjaft të madhe në Instagramin e saj, ku nuk kanë munguar as fotot dhe videot.