Ndahet nga jeta bilbili i kenges popullore

Ndahet nga jeta bilbili i kenges popullore matjane. Feride Kurti ndahet nga jeta ne moshen 87 vjecare.

Këngët që do të mbeten me ne edhe pse Ferideja nuk do të jetë më janë: “Cucë e bukur moj matjane”, “A e mban mend e vogël-o”, “Valëzat e Liqenit”, “Ndalu mbret se k’tu s’asht Roma” dhe mbi gjashtëdhjetë këngë të tjera që ruhen në fondin e artë të Radio Tiranës dhe TVSH-së.

1959-1962 ishin vitet kur u bënë içizimet e këngëve të para. Kompozitori i madh Skënder Frashëri bashkë me drejtorin e atëhershëm të Shtëpisë së Kulturës, krijuesin Isuf Meta, lanë gjurmë të arta me këngët e bukura matjane të karakterit popullor dhe qytetar si, “Ditë korriku ’31”, “Cucë e bukur moj matjane”, “Skuadër komandante”, “Më ka zan’ maraku me nji cucë matjane”, “Për ty cucë matjane” etj, që kapin shifrën mbi dhjetë këngë të kënduara nga Feride dhe Vera Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *