Ekskluzive/ Mesohen emrat e kandidatëve për deputetë ne PD, mjekë, shkrimtarë dhe futbolliste..

    Dega më e madhe e demokratëve, Tirana ka propozuar edhe numrin më të lartë të kandidatëve për deputetë. Ajo që bie në sy në propozimet e Tiranës është se demokratët kanë qenë të fokusuar te dy nga zërat e fortë të opozitarizmit në këto vite Jorida Tabaku dhe Grida Duma.

    Burime nga të deleguarit e PD në degët e kryeqytetit pohojnë se Tabaku shihet edhe si një kandidaturë e mundshme për zgjedhjet vendore në kryeqytet. Emrat e ish-deputetëve janë konfirmuar të gjithë ndërsa bien në sy emrat e propozuar të studiuesit Aurel Plasari dhe shkrimtares Flutura Açka.

    Ndërsa propozime ka pasur edhe për kapitenin e klubit të Tiranës, Gentian Muça. Demokratët e Laprakës nuk e kanë mirëpritur ndryshimin e kursit nga Rudina Hajdari dhe dega në të cilën ajo u votua për të qenë në parlament nuk e ka nominuar për të qenë pjesë e listës së ardhshme të kandidatëve.

    Ish-deputetët demokratë janë konfirmuar edhe në Durrës, ndërkohë që propozime ka pasur edhe për ekspertin e ekonomisë, Dorian Telitin, inxhinierin Gazment Oketa, publiçistin Agim Baçi aktivistin Aulon Kalaja dhe futbollistin, Andi Lila.

    Propozimet e Tiranes

    -Grida Duma
    -Jorida Tabaku
    -Halim Kosova
    -Oriola Pampuri
    -Tomorr Alizoti
    -Flamur Hoxha
    -Belind Kellici
    -Flutura Acka
    -Aurel Plasari
    -Albana Vokshi
    -Gert Bogdani
    -Gent Strazimiri
    -Aldo Bumci

    Fier, propozime ka pasur për mjekun e angazhuar gjatë situatës së Covid-19, Gazment Koduzi, anëtaren e Këshillit Kombëtar, Eriselda Prishta. Dega e PD në Lushnje nuk e ka pranuar ndryshimin e qëndrimit politik nga Myslim Murrizi, duke mos e propozuar atë si kandidat të mundshëm.

    Demokratët e Shkodrës i ka dhënë besim ish-deputetëve për të qenë pjesë e listës së kandidatëve, por kanë kërkuar të jetë në parlament edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Një emër i nominuar ka qenë edhe biznemeni Xhemal Bushati dhe Blendi Gjylbegu.

    Dega e PD në Elbasan ka shprehur pëlqimin për përfaqsimin e 2017 në Parlament, duke shtuar në listë si propozime emrat e mjekes Zheni Gjergji, analistit Fitim Zekthi, pedagogut të sporteve Edmond Biçoku, ndërsa ish-deputeti Aurel Bylykbashi shihet si kandidat i mundshëm në garën për pushtetin vendor.

    Me një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e vitit 2017, dega e PD Korçë në nivel qarku i ka dhënë disa prej ish-deputetëve besimin për të qenë sërish pjesë e listave të kandidatëve. Në Devoll disa propozime ka pasur edhe për ish-ministrin demokrat, Ridvan Bode që me votat e mazhorancës shkoi në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Propozime ka pasur edhe për studiuesin Erald Kapri.

    Pasi la detyrën e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, demokratët e Vlorës propozojnë që Bujar Leskaj të përfaqësojë sërish të djathtën në parlament. Ndërkohë që komuniteti çam në këtë qytet ka propozuar emrin e Dashamir Tahirit si kandidat të mundshëm në listat e demokratëve.

    Propozimet më të shumta në qarkun e Lezhës kanë qenë për ish-kreun e Bashkisë Fran Frrokaj. Lezhnjanët propozojnë që në parlament të përfaqësohen edhe me figura si ato e pedagogëve Preç Zogaj, Agron Gjekmarkaj apo edhe një rikandidim të Preç Zogaj.

    Gjirokastër emrat më të propozuar janë ata të ish-deputetëve aktualë por edhe ai i pedagogut Roland Bejko. Në listën e propozimeve bëjnë pjesë edhe ish-këshilltari i Presidentit Nishani, Ylli Asllani dhe shkrimtari Bardhyl Londo.

    Dibër ish-deputetja Dhurata Çupi ka marrë një numër të lartë propozimesh, në Kukës janë propozuar sërish Flamur Noka dhe Isuf Çela.

    Lista e kandidateve të propozuar per deputete sipas qyteteve

    Durrës

    Oerd Bylykbashi

    Florion Mima

    Dorian Teliti

    Igli Cara

    Agim Baçi

    Redi Varaku-Kavaje

    Andi Lila-Kavaje

    Aulon Kalaja-Kruje

    Elbasan

    Endri Hasa

    Lucciano Boçi

    Fitim Zekthi

    Zheni Gjergji

    Sonila Daiu

    Aurel Bylykbashi(Kandidat për Bashkinë)

    Edmond Biccoku

    Nada Krypa

    Mimoza Hasakeiu

    Mirela Karabina

    Fier

    Enkelejd Alibeaj

    Luan Baci

    Gazmend Koduzi

    Ndricim Xhyra

    Eriselda Prishta

    Jakup Beqiri

    Ndriccim Bali

    Eduart Tashi

    Indrit Sefa

    Gjirokastër

    Tritan Shehu

    Roland Bejko

    Ylli Asllani

    Arben Ristani

    Arben Kashahu

    Genc Ruli

    Ivi Kaso

    Niko Shupuli(Kandidat per Bashkine Permet)

    Bardhyl Londo

    Vlorë

    Bujar Leskaj

    Agrom Shehaj

    Nada Meçorapaj

    Dashamir Tahiri

    Edmond Fetahu

    Nada Daullja

    Lorenc Danaj

    Alta Hazizi

    Dibër

    Dhurata Çupi

    Xhemal Gjunkshi

    Kreshnik Çollaku

    Naim Gazidede

    Edmond Isaku

    Ilir Krosi

    Roland Keta

    Luan Haka(Kandidat për Bashkinë)

    Shkodër

    Bardh Spahia

    Lorenc Luka

    Jozefina Topalli

    Romeo Gurakuqi

    Izmira Ulqinaku

    Irma Kopliku

    Voltana Ademi(Kandidate per Bashkine)

    Xhemal Bushati

    Irena Shatari

    Ervis Krymi

    Emiljan Pjetri

    Imeldi Sokoli

    Blendi Gjylbegu

    Korçë

    Ervin Salianji

    Andrea Mano

    Klevis Balliu

    Eduard Kapri

    Erald Kapri

    Ridvan Bode(Vetem ne Devoll)

    Lezhë

    Fran Frrokaj

    Mark Marku

    Precc Zogaj

    Agron Gjekmarkaj

    Kukës

    Flamur Nokaj

    Isuf Çela

    Besnik Dushaj-Tropojë

    Berat

    Namir Lapardhaja

    Astrit Veliaj

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *