Humb jeten cifti shqiptar ne SHBA pasi i ze korenti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Mësohet se, Kolë Nikprelaj dhe e fejuara e tij u goditën nga rryma elektrike në Marina Wright Island në New Rochelle më 9 korrik.

Ata u dërguan menjëherë në spital dhe vajza ndodhet ne gjendje të rëndë, ndërsa Kola ka humbur jetën mbrëmjen e shkuar.

Nikprelaj ishte 24 vjeç dhe do të mbushte 25 këtë muaj. Ai kishte mbaruar shkollën e mjekësisë dhe ishte gati të fillonte rezidencën në Qendrën Mjekësore Berkshire.

Nikprelaj dhe e dashura e tij Dila Bujaj sapo kishin përfunduar xhiron me jet-ski kur prekën një tel elektrik në ujë pranë dokut të anijeve.

Varrimi i tij do të bëhet të shtunën në Hartsdale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *